English

Zgjedhjet e 8 majit, KQZ: 8 Marsi afati i fundit për regjistrimin e partive

Tiranë, 4 mars 2011, NOA – Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Arben Ristani deklaroi sot se 8 marsi është afati i fundit i regjistrimit të partive politike për të marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 8 majit. Ristani bëri me dije se deri më tani në KQZ janë regjistruar 11 parti, ndërkohë që janë gjithsej 26 parti politike që operojnë në vend. Shefi i KQZ-së i bëri thirrje dy partive parlamentare opozitare PS dhe PBDNj të regjistrohen brenda 8 marsit, pasi në rast të kundërt do të ndëshkohen, pasi KQZ do të zbatojë vetëm ligjin.

Gjatë mbledhjes së sotme KQZ regjistroi edhe 121 vëzhgues të Unionit Shqiptar për cilësinë e jetës (ALCU), të cilët do të vëzhgojnë zgjedhjet vendore të 8 majit.

Kryekomisioneri zgjedhor Ristani i pyetur për komisionerët e PS-së dhe PBDNj tha se të dyja partitë kanë shkelur ligjin për KZAZ-të, duke nënvizuar fort se “Askush nuk mund të dalë mbi ligjin”.

Ristani garantoi se institucioni qendror i zgjedhjeve është i vendosur të zbatojë vetëm ligjin dhe kodin zgjedhor.

mit/NOA

KOMENTE