English

8 Mars 2011, këtë vit 100-vjetori i festës së Gruas

Strasburg, 5 mars, NOA - 8 marsi i sivjetshëm, nuk është ndonjë datë e zakonshme kur jemi mësuar të nderojmë gjininë femërore.

Por këtë vit, kjo festë përkon me përvjetorin e njëqindtë të Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Ajo do të festohet në një mënyrë speciale edhe në Parlamentin Evropian, i cili ka organizuar një seminar në Strasburg mbi udhëheqjen e grave. Por jo të gjithë pajtohen për zgjedhjen e 1911-ës si viti i fillimit të festimeve të 8 Marsit.

Shumë prej tyre tashmë e kanë festuar njëqind vjetorin e saj në 2008, në përkujtim të protestës që ndodhi në një fabrikë tekstili në Nju Jork, ku një numër i punëtoreve të mbetura të pasigurta, mbetën të vrara si pasojë e faktit se pronarët i kishin mbyllur dyert për t’i parandaluar të largoheshin nga puna. n.e/NOA

KOMENTE