Elbasan, 5 mars, NOA – Një 54 vjeçar ka humbur jetën sot në qytetin e Elbasanit pasi u përplas me nga një motor. Viktima është Hysni Pepa. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor Belsh-Krastë.
54-vjeçari ka qenë duke kaluar rrugën kur është goditur nga mortori që drejtohej nga 26-vjeçari Artur Kuqa.
Menjëherë në vendngjarje ka kanë shkuar forcat e policisë dhe janë përpjekur që t’i japin ndihmën e parë viktimës. Por goditja ka qenë fatale për të dhe nuk ka mundur të mbijetojë. Raportohet se policia ka arrestuar në vendngjarje drejtuesin e mortori, Artur Kuqja. Ndërkohë që po bëhet dhe hetimet për të zbuluar rrethanat e aksidentit.
a.k/NOA