Egjipt, 5 mars, NOA - Qindra protestues kanë tentuar të sulmojnë ndërtesën që i përket shërbimit të brendshëm të sigurisë në Aleksandri. Tre persona janë plagosur pasi forcat e rendit kanë hapur zjarr ndaj tyre.
Demonstruesit thuhet të kenë kërkuar heqjen e shërbimit të sigurisë për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut gjatë sundimit të ish-presidentit Hosni Mubarak.
Të premten, kryeministri i ri i Egjiptit, Esam Sharaf, është zotuar para mijëra protestuesve në sheshin Tahrir se do të angazhohet në përmbushjen e aspiratave të tyre.
NOA/RFE