Prishtinë, 5 mars 2011, NOA- Pak më parë në Kosovë filloi manifestimi tradicional “Epopeja e UÇK-së”.
Ky manifestim u organizua nën kujdesin e kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi.
Ndërkaq në këtë ceremoni mori pjesë presidenti Behxhet Pacolli, kryeministri dhe iniciatori i aktivitetit, Hashim Thaçi, ministri i FSK-së, Agim Çeku dhe pjesëtarë të tjerë të kabinetit qeverisës.
Si Presidenti Pacolli edhe Kryeministri Thaçi parakaluan para Gardës së FSK-së dhe mbajtën fjalim për këtë rast.
Manifestimi nisi me rreshtimin e pjesëtarëve të FSK-së në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.
Ndërkaq pak ditë më vonë komandanti legjendar i UÇK-së Adem Jashari, mbush 13 vjet nga dita që humbi jetën, mësohet që edhe me këtë rast të zhvillohen manifestime të tjera.
a.y/NOA