English

Femra më e rrezikshme e internetit? Jenni J-Woww

Nju Jork, 5 mars, NOA - Qendra e studimit për faqet e internetit, Barracuda, ka publikuar raportin e saj vjetor lidhur me rrezikun që vjen nga lundrimet në internet.

Dhe një nga hulumtimet më interesante në lidhje me fjalët e saj më të rrezikshme për të vënë në motorët e kërkimit, tregoi se emri i një femre rezultonte mjaft me rrezik.

Bëhet fjalë për emrin “Jenni J-Woww”, që nëse e vendosni në kërkim, do ju bllokohet krejt kompjuteri dhe një sërë virusesh do t’jus ulmojnë.

Për këtë arsye, studimi në fjalë, e quan “Jenni J-Woww” si femrën më të rrezikshme të internetit.

Duke shtuar se kjo fjalë ndiqet më pas nga "Rex Ryan" dhe "Credit Score”.

Por cila është në të vërtetë kjo vajzë?

Jenni J-Woww Farley është një vajzë nga Franklin Square, Nju jork. Para se të bëhej e famshme me Jersey Shore, ishte një grabiste dhe dizenjuese.

n.e/NOA

KOMENTE