Zauiyah, 5 mars, NOA – Tanket e lëshuara në qytetin Zauiyah, rreth 60 km në perëndim të Tripolit, kryeqytetit të Libisë, kanë lënë mëse 200 civilë të vdekur në vend.
Kështu raportojnë mediat e huaja lidhur me zhvillimet më të fundit në vendin arab-afrikan të përfshirë nga konflikti kundër qeverisë.
Qyteti Zauiyah është në duart e rebelëve, por është tërësisht i rrethuar nga forcat besnike rë kreut libian Muamer Gadafi, të cilët kanë nisur një sulm të ri pas hyrjes në qytet me një kolonë të automjeteve të blinduara.
Sulmi ndaj shtëpivë dhe civilëve ka lënë plot 200 të vdekur.
n.e/NOA