English

Godo: Greqia po ndërhyn në punët e brendshme

Tiranë, 5 mars, NOA – Politikani i njohur Sabri Godo ka reaguar sot ndaj deklaratave të bërë nga ministria e Jashtme greke dy ditë më parë. Në takimin e shoqatës “Fan Noli”, Godo u shpreh se deklaratat e Athinës janë ndërhyrje e saj në punët e brendshme të Shqipërisë.

“Dje dëgjuat një deklaratë të Ministrisë së Jashtme greke. Nuk është hera e parë. Ka nisur dhe Bakojanis më parë deklarata, kur përshëndeste Berishën që ka marrë përsipër të bëjë regjistrimin e popullsisë. Kush e ka ftuar këtë ministri greke që të na ndihmojë. Kjo është një ndërhyje e Greqisë në punën e një vendi tjetër”, tha Godo.

Ai ka theksuar se synimi i disa qarqeve në Greqi është shumë i qartë. “Deklaratat e konsullit grek nuk ishin personale. Ata shikojnë se këtu ka një terren të përshtatshme për të bërë regjistrimin. Terreni është përgatitur prej 20 vitesh”, tha Godo.

Ai është ndalur edhe në faktin se po përpiqet të hidhen dhe ide për minoritet gren në Korçë.

Nga ana tjetër Godo është ndalur në nismën e shoqatës “Fan Noli” për mbledhjen e firmave për një peticion që do të ndaloj zbatimin e ligjit për regjistrimin e popullsisë.

Ai ka thënë se duhet bashkëpunim i gjithë faktorëve që e kanë kuptuar rëndësinë e kësaj çështje.

a.k/NOA

KOMENTE