English

Grekët furnizohen me derivate të naftës në Maqedoni

Athinë, 5 mars, NOA - Qytetarët grekë masivisht po furnizohen me derivate të naftës në Maqedoni, për shkak të çmimeve të larta në vendin e tyre.

Në Greqi vazhdon rritja e çmimeve të derivateve të naftës, pas krizës së eksportit të përgjysmuar të naftës nga Libia, për shkak të trazirave që kanë shpërthyer në këtë vend, njofton agjencia e lajmeve INA.

Çmimi derivatit të benzinës në Greqi arrin në 1.80 euro, ndërsa në Maqedoni rreth 1.25 euro. Shtetasit grek masivisht po kalojnë kufirin dhe po furnizohen me derivate nëpër pompat e benzinës në pjesën jugore të vendit. Gjithashtu me derivate të naftës po furnizohen edhe bujqit grek në zonat përreth kufirit.

Shtetasit grek theksojnë se dallimi është i madh sa i përket çmimit të derivateve të naftës në krahasim me Maqedoninë.

Çmimet e naftës këto ditë kanë pasur rritje dhe kjo ka ndodhur pas trazirave politike në Libi. Vendet evropiane kanë shprehur shqetësimet se nëse vazhdojnë trazirat atëherë Evropa do të përballet me krizë sa i përket furnizimit me naftë dhe do të kërkojë burime tjera të naftës.

NOA-INA

KOMENTE