English

Humb jetën në stadium, infarkt policit në krye të detyrës

Fier, 5 mars 2011, NOA- Një ngjarje e pazakontë ka tronditur stadiumin “Loni Papuçiu” në qytetin e Fierit ku një punonjës policie ndërkohë që kryente shërbimin humbi jetën.

Viktima me identitetin Vasil Hysaj rreth të 40-ve ishte në shërbim gjatë ndeshjes Apollonia-Kamza në momentin kur është rrëzuar në tokë si pasojë e një infarkti në zemër, i cili ka rezultuar fatal për jetën e tij.

Pavarësisht ndihmave të dhëna, infarkti e ka mposhtur efektivin e policisë dhe sipas të dhënave paraprake mësohet se viktima edhe më parë ka pasur probleme me shëndetin.

a.y/NOA

KOMENTE