Shkodër, 5 mars, NOA – Një arsenal i madh municionesh është kapur sot nga Policia e Shkodrës në banesën e një personi. Bëhet fjalë për 12250 mijë fishekë për armë gjahu dhe një sasi të konsiderueshme baruti.
Ndërkohë që janë sekuestruar dhe rreth 3500 kapsolla për armë gjahu. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se armët janë kapur në banesën e 60-vjeçarit Avni Kullolli.
60-vjeçar ka arritur që t’i shmanget policisë duke u larguar nga banesa e tij në lagjeje “Ahmet Haxhia” në Shkodër. Fishekët e sekuestruar janë të armëve të gjahut.
a.k./NOA (vijon....)