English

Lajçak: Gati terreni për diskutimet Kosovë-Serbi

E shtunë, 5 mars 2011, NOA- Përfaqësuesi i Bashkimit Europian për Ballkanin Miroslav Lajçak, deklaroi se çdo gjë është gati për fillimin e dialogut dhe negociatave mes Serbisë dhe Kosovës.

Sipas tij, BE pret nga bisedimet vendosjen e urave të komunikimit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe zgjidhje të shumë çështjeve, në radhë të parë të atyre që kanë të bëjnë me jetën e përditshme të qytetarëve.

Ndërsa në konferencën GLOBSEC, që përfundoi sot, Lajçak tha se raporti për tregti me organe njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri dhe përfshirjen e kryeministrit Hashim Thaçi në këtë tregti, është marrë seriozisht nga BE-ja, por duke respektuar parimin e pafajësisë derisa të mos dëshmohet fajësia.

Sipas tij ky fakt nuk do të thotë asgjë dhe se janë hetimet ato që do të hedhin dritë mbi të vërtetën.

a.y/NOA

KOMENTE