English

Mbanin arsenal armësh dhe municionesh, pranga dy Shkodranëve

Shkodër, 5 mars 2011, NOA- Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës për armëmbajtje pa leje.

Avni Kullolli, 60 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen “Ahmet Haxhia”, Shkodër u arrestua pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në oborrin e banesës së tij, pikërisht në një dyqan magazine, ju gjeten dhe ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 31.500 copë fishekë për armë gjahu, 2 kuti 20 kilogramëshe me barut, një sasi e konsiderueshme kapsolla për armë gjahu, si dhe 3 copë makineri, të cilat shërbejnë për mbushjen e fishekëve të armëve të gjahut dhe materialeve të tjera.

Avni Kullolli po hetohet nga Prokuroria e Shkodrës për veprën penale të “Prodhimit e mbajtjes pa leje të armëve e municioneve të gjuetisë”.

Ndërkaq një tjetër ndalim u bë ndaj Suad Idrizit, 23 vjeç, lindur dhe banues në lagjen “Kongresi i Përmetit”, në Shkodër, mesnatën e djeshme ne lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet policore, në automjetin e tij tip BMV me targë SH 5977 E, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip kallashnikov model 56, pa fishekë në fole si dhe me një krehër me 14 copë fishekë.

Edhe ndaj Idrizit, Prokuroria nisi hetimet për veprën penale të “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.

a.y/NOA

KOMENTE