English

Misteri i binjakeve të zhdukura, ka ende shpresë

Varese (Itali) – 5 Mars 2011 NOA- Janë parë nga një grua në autostradën A8 Milano - Varese, Livia dhe Alesia dy binjakët që u zhdukën më 28 janar. Vogëlushet u rrëmbyen nga Matthias Schepp i ati i tyre i cili më pas vrau veten duke u hedhur para një treni në Cerignola (Foxhias) Itali.

Gruaja sipas mediave italiane ka raportuar në polici se ka parë binjaket brenda një makine BMW të zezë që ishte duke udhëtuar në drejtim të Milanos. Policia është duke zhvilluar hetime për të verifikuar besueshmërinë e dëshmisë. Kjo nuk është hera e parë që binjakët janë raportuar në Varese. Më 13 shkurt të dy vajzat janë parë në një supermarket, por pista nuk ka sjellë rezultate konkrete.

Ndërkohë policia ka bërë me dije se është gjetur në stacionin hekurudhor Cerignola mikroçipi gps i markës Garmin i Matthias Schepp, babait të vajzave që kreu vetëvrasje nën një tren më 3 shkurt të vitit të kaluar. Mikroçip u gjet rreth pesëmbëdhjetë metra larg nga vendi ku njeriu humbi jetën. Hetuesit pritet ta dërgojnë në orët e ardhshme, mikroçipin në Shtetet e Bashkuara, për të parë lëvizjet e burrit me shpresën se memoria e mikroçipit ka mbetur e paprekur, kështu që mund të rindërtohen të gjitha udhëtimeve e bëra nga ai deri në Cerignola (Itali).

Dy binjaket zvicerane u zhdukën më 31 janar 2011 në Zvicër, Lausanne, kur i ati me origjinë kanadeze, i cili ndante kujdestari të përbashkët me ish- gruan e tij i mori nga shtëpia e nënës së tyre.

43 vjeçari vrau veten më 3 shkurt duke u hedhur nën trenin Eurostar Milano-Bari, nga stacioni hekurudhor i Cerignola, provincë e Foggias dhe nuk dihet më asgjë për fatin e vajzave.

Nga Marseille ai kishte bërë një tërheqje të konsiderueshme prej 7.000 eurosh, edhe pse në trupin e tij u gjetën vetëm 100 euro. Franca, Zvicra dhe Italia, por dhe shumë vende të tjera evropiane janë përfshirë në kërkimin e dy vogëlusheve. Kryesisht policia po përpiqet të ndjekë lëvizjet e babait me shpresën se binjaket janë ende gjallë.

a.e./NOA

KOMENTE