Libi, 5 mars, NOA - Në Libi është ndërprerë shërbimi i Internetit, ndërsa janë në intensifikim e sipër përleshjet ndërmjet kundërshtarëve dhe përkrahësve të Muamer Gadafit.
Bllokimin e uebfaqeve e kumtoi rrjeti Arbor, i cili monitoron përdorimin e Internetit, si dhe kompania Google.
Edhe pse libianët relativisht kanë më pak qasje në Internet krahasuar me shtetet tjera, bllokimi i tij thuhet se do ta bëjë më të vështirë informimin e tyre për ngjarjet në vend.
Gjatë protestave në Egjipt që çuan në largimin e presidentit Hosni Mubarak, autoritetet mbyllën po ashtu qasjen në Internet për gati një javë.
NOA