Nju Jork, 5 mars, NOA – Organizata e Kombeve të Bashkuara kanë publikuar shifrën e mbi 191 mijë personave të cilët janë larguar si refugjatë nga Libia.
Deri para dy ditësh, kjo shifër ishte prej 140 mijë të larguarish, por duket se numri i tyre po shtohet së bashku me rritjen e dhunës së vazhdueshme në këtë vend.
Agjencia e OKB për Refugjatët, UNHCR, ka bërë me dije, se shumica janë larguar drejt Tunizisë dhe se ata janë punëtorë emigrantë.
Kur para trazirave, ndodheshin në Libi 2.5 milionë të tillë.
n.e/NOA