English

Parashikimi i motit për nesër, 6 mars, nga NOA dhe Meteoalb

Tiranë, 5 mars, NOA - Dita e diel do te nise me vranesira dhe shira te dobet ne te gjithe vendin. Shira me te dendur do te kete ne Vlore, Berat, Sarande, Gjirokaster, Permet, Tepelene, por ne sasi me te pakta ne pjesen tjeter te shqiperise.

Duke ju afruar oreve te mesdites do te kete pakesim te vranesirave dhe shirave ne zonat e ulta dhe bregdetare, nderkohe qe parashikohet shtim i vranesirave dhe reshjeve te shiut dhe debores ne zonat malore Lindore.

Shqipëria

Pjesa e dyte e dites do te vijoje me reshje shiu dhe debore ne verilindje dhe juglindje te territorit ndersa pjesa tjeter e Shqipërisë do te dominohet nga moti i vranet. Ne mbremje dhe gjate nates parashikohet largim gradual i vranesirave dhe reshjeve ne vend.

Temperaturat e ajrit do te pesojne rritje te lehte ne mengjes ndersa mesdita do te sjelle nje renie te lehte te temperaturave ne te gjithe vendin, vlera maksimale ne rang vendi do te jete 15 grade celcius. Era do te fryje mesatare ne toke dhe ne det me shpejtesi 35 km/h dhe drejtim perëndimor, ndersa dallgezimi ne det te arrije 3-4 balle.

Europa

Dita e diel do te jete me mot te kthjellet ne pjesen me te madhe te kontinentit Europian. ndersa Europa jugperendimore do te dominohet nga vranesira dhe reshjet shiu e debore sidomos Spanja ku do te kete dhe stuhi te forta ere te cilat do te bejne qe deti te gjeneroje dallgezim te larte. Gjithashtu edhe veriperendim do te dominohet nga vranesirat dhe reshjet e debores te cilat do te jene me te perqendruara ne Norvegji. Serish, rajoni i Mesdheut dhe Ballkani perendimor do te mbeten te ndikuar nga vendosja e nje qendre me presion te ulet ne rajon duke lene keto vende te dominohen nga mot i vranet dhe reshje te dobta shiu dhe debore.

Ngjarje ekstreme në Europë:

Spanja alarmon reshje, dallge te larta dhe stuhi te forta ere;

Ballkani perendimor do te mbetet me rreshje shiu e debore, stuhi ere.

Norvegjia do te rrezikohet nga debora e dendur dhe temperatura te ulta.

n.e/NOA

KOMENTE