Tiranë, 5 mars, NOA – Gazetat e ditë së sotme i kushtojnë rëdnësi nisjes së garës elektorale për zgjedhjet vendore të 8 majit. Në të gjitha faqet e para të gazetave gjenden emra kandidatësh që do të marrin pejsë në betejën elektorale të zgjedhjeve vendore. Gjithashtu gazetat pasqyrojnë protestën e djeshme të Forumit Rinor Eurosocialit të PS.
E përditshmja “Shekulli” ka si artikull kryesor; “Emrat PS-PD për bashkitë kryesore dhe kandidatët e opozitës për jugun”, i cili pasqyron kandidtatë që do të përballën ne fushatën e muajit maj në zgjedhjet vendore.
Vijojnë disa artikuj të tjerë të faqes së parë të kësaj gazete; “Drama e mbijetesës, 5 të vdekur në Ersekë dhe në Gramsh”, “12 histori divorcesh e prag divorcesh në politikën e Tiranës”, “Fenomeni, 70 batutat më pikante për Lek Plepin në FB”.
Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor, “Tragjedia, shembet ndërtesa e skrapit, tre të vdekur”, i cili flet për tragjedinë e ndodhur dje në Gramsh ku gjatë nxjerrjes së hekurit në një ndërtesë të vjetër, humbën jetën tre persona.
Vijojnë disa tituj të tjerë të kësaj gazete; “Marjeli e Mirjeta, seks në Big Borther”, Babai i Ergysit; Na internoit gjyshi i Ogrenit, Beqir Balluku”, “Topi në Hungari: Të respektohet data e zgjedhjeve”, “FRESSH protestë, Arvizu takon policët”, “Oficerët e GOS: Pamë Dajtin duke vrarë Xhanin e Duçellarin”.
“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor titullin “Shqipëria: Të largohet Gedafi, ka vrarë njerëz”, i cili flet për qëndrimin e qeverisë shqiptarë në lidhje me situatën në Libi.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të faqes së parë të kësaj gazte: “Pranga Alban Rexhës dhe ish-të dashurit të Ingridit”, “Përgjaket vendi, 5 të vdekur në Elbasan e Skrapar”, “Dalin emrat e përballjeve në minibashkitë e Tiranës”, “Themeluesi i PD-së me tha: Aty janë të gjithë horra”.
Gazeta “Shqip” ka si titull kryesor në numrin e sotëm “Berisha dilemë për dy ministra” i cili flet për vendet që do të zihen në kabinet nga largimin i Lulzim Bashës dhe Ferdinand Xhaferri, të cilët do të kandidojnë në zgjedhje vendore.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete; “Rusët sjellin turist dhe biznese në Sarandë”, “Basha nis fushatën, Arvizu takon policinë para protestës”, “Rama në Athinë, sot takime me eurosocialistët”, “Dosja Meta-Prifti, prokuroria gati vendimmarrjen”.
Gazeta “Koha Jonë” Hapet me titullin kryesor; Regjistrimi, KQZ ultimatum opozitës: Do të ndëshkoheni”, i cili flet për paralajmërimin e institucionit që administron zgjedhjet në lidhje me procesin elektoral të 8 majit.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të faqes së parë të kësaj gazete; “KE: Shqipëria ka bërë hapa pozitivë në luftën kundër korrupsionit”, “Kollozi kandidon për mazhorancës në Vlorë, Xhaferraj në Durrës”, “Arvizu takon policët para protestës së FRESSH: Jini profesionistë”. Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e SHTUN Ë, 5 mars 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.
a.k/NOA