English

PD: PS parti dhune dhe antivlerash që synon dhunimin e votës së lirë

Tiranë, 5 mars 2011, NOA- Partia Demokratike pak më parë lëshoi një varg akuzash për Edi Ramën dhe partinë që ai drejton.

“Edvin Kristaq Rama, kreu i puçit të 21 janarit dhe pinjollët e tjerë të bllokmenëve që përmbysëm 20 vjet më parë, por që njësoj si Mubarakët, Gedafët e Ben Alitë arabë, mbajtën me dhunë e terror e jo me votë pushtetin e tyre diktatorial sulmojnë dhe shkelmojnë çdo ditë mbi votën dhe vullnetin e lirë të qytetarëve shqiptarë”, thuhej në deklaratën e zëdhënëses Albana Mustafaraj.

Sipas Partisë Demokratike, Bijtë e Gedafëve dhe Ben Alive që u përmbysëm 20 vite më parë dhe që organizuan grushtin e shtetit për të marrë pushtetin vetëm me dhunë, kanë marrë peng partinë Socialiste dhe e kanë kthyer atë në forcën politike të vetme në Europë si një parti dhune dhe antivlerash.

Më tej vijohej me fjalët, “Bijtë e etërve bllokmenë që në përmbysëm 20 vite më parë dhe që njësoj si Mubarakët, Gedafët e Ben Alitë arabë qëndruan në pushtet për 45 vite rresht me shtypje e terror dhe jo me votë, besojnë se mund të marrin peng votën e shqiptarëve nga e cila duket se kanë alergji, njëlloj si etërit e tyre shpirtëror e xhelatë, kanë tmerr dhe frikë si djalli nga temjani”.

Sipas Partisë Demokratike, kryepuçistët Edvin Kristaq Rama, Ruçi, Gjinushi dhe pinjollët e tjerë të bllokut nuk do të arrijnë kurrë të dhunojnë votën e lirë të shqiptarëve dhe se çdo përpjekje për të marrë pushtet me dhunë do rezervojë fatin e merituar të etërve të tyre barbarë.

a.y/NOA

KOMENTE