English

Rama krerëve të PES: Nevojitet zgjidhje e menjëhershme, korrupsioni ka ngrirë vendin

Athinë, 5 mars 2011, NOA- (Update) Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, krahas takimeve me krerët e lartë të Partive Socialiste Europiane, mbajti edhe një fjalim ku paraqiti situatën politike në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se kriza në Shqipëri nuk ka përfshirë vetëm një sektor apo disa, por ajo është gjithëpërfshirëse dhe e gjithanshme dhe burimin e ka nga qeveria.

Sipas tij lidhur me situatën në të cilën ndodhet vendi kërkohet zgjidhje e menjëhershme në mënyrë që vendi të dalë nga situata ku është futur kryesisht pas demonstratës së 21 janarit ku mbetën të vrarë katër persona.

Kryesocialisti shtoi më tej, duke ju referuar Prokurorisë se si rrjedhojë e ndërhyrjeve në hetime pavarësia e institucioneve është cenuar.

Ai iu drejtua anëtarëve të PES-së me fjalët se në vend korrupsioni ka arritur në përmasa galoponte gjë që i zbeh të gjitha mundësitë për shtetin e së drejtës.

Ndër të tjera kryesocialisti Rama theksoi se nevojiten garanci për zgjedhjet e 8 majit, pasi sipas tij në rast se këto garanci mungojnë atëherë situata do të jetë e njëjtë si në zgjedhje te 28 qershorit 2009.

Kryetari i selisë rozë Edi Rama nën shoqërinë e deputetit Taulant Balla ndodhen për një vizitë në Greqi dhe gjatë kësaj vizite ai është takuar me përfaqësues të Partisë Socialiste Europiane, ndër ta edhe me kreun e grupit të PES, Martin Schultz, si dhe Presidentin e PSE, Poul Nyrup Rasmussen. a.y/NOA

KOMENTE