English

Rama në Athinë, takon krerët e PSE

Athinë, 5 mars 2011, NOA- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama nën shoqërinë e deputetit Taulant Balla ndodhen për një vizitë në Greqi.

Gjatë kësaj vizite Rama është takuar me përfaqësues të Partisë Socialiste Europiane.

Mësohet se gjatë ditës së sotme kreu i selisë rozë është takuar edhe me me kreun e grupit të PSE, Martin Schultz, si dhe Presidentin e PSE, Poul Nyrup Rasmussen. Në vijim të qëndrimit të tij në Athinë Rama pritet të zhvilloj edhe disa takime të tjera, ku thelbi i diskutimeve krahas marrëdhënieve ndërpartiake pritet të jetë edhe situata politike në Shqipëri.

a.y/NOA

KOMENTE