English

Shoqatat e luftës kundër Pacollit, bojkotojnë manifestimin

Prishtinë, 5 mars 2011, NOA-Nuk duan Presidentin Behxhet Pacolli dhe ashtu siç kishin lajmëruar, shoqatat e dala nga lufta, kanë bojkotuar sot manifestimin “Epopeja e UÇK-së”.

Drejtuesit e shoqatave deklarojnë se ky bojkot ka ardhur pasi ata nuk dëshironin që Presidenti Pacolli të ishte i pranishëm në këtë manifestim.

Ata deklarojnë më tej se nuk e njohin Pacollin si kreun e Shtetit të Kosovës, pasi sqarojnë se ai ka shumë për të thënë lidhur me deklaratat e dhëna për mediat ndërkombëtare.

Pacolli së bashku me Kryeministrin Thaçi dhe ministrin e FSK-së Agim Çeku ishin të pranishëm në manifestimin “Epopeja e UÇK-së.

a.y/NOA

KOMENTE