English

Studimi: Të rinjtë, i besojnë më shumë Facebook-ut se prindërve

Romë, 5 mars, NOA - Të rinjtë reagojnë ndaj dhimbjeve shpirtërore duke iu adresuar miqve apo rrjeteve sociale si Facebook-u, më shumë se prindërve.

Një fakt i tillë pohohet në një studim të fundit të realizuar nga qendra e Kërkimeve Crespi, me një mostër prej 800 të rinjsh mes moshave 18 dhe 30 vjeç.

Studimi konstatoi sesi të rinjtë që frektuentojnë shumë rrjetet sociale, janë më të nxitur që t’i drejtohen drogës dhe alkoolit.

Madje thuhet se ata janë gjithashtu të prirur që të preken nga rreziku, duke humbur në depresion dhe sulme paniku.

Pa preferuar t’iu drejtohen prindërve për problemet e tyre, të rinjtë edhe për humbjen e një të afërmi, ose një sëmundje në fillim ia besojnë Facebookut.

n.e/NOA

KOMENTE