Tiranë, 5 mars 2011, NOA- Në këto momente në Kryesinë e Kuvendit Kryeparlamentarja Jozefina Topalli po zhvillon një takim me gratë mësuese të Shqipërisë.
Ky është takimi i tretë në kuadër të “Javës së Gruas” pas atyre të mbajtur me femrat sportiste dhe ato skulptore e piktore dy ditë më parë.
Gjatë fjalës së saj para mësueseve Topalli tha se, “Mësueset e meritonin rritjen e rrogave, sepse formojnë mendjen dhe personalitetin e brezit të ardhshëm’.
Topalli kujtoi edhe mësuese Diamantën, e cila ka qenë mësuesja e parë e Kryetares së Kuvenidt.
Ajo shprehu mirënjohje për punën e palodhur të tyre dhe shtoi se “Gjatë gjithë kësaj periudhe kam thënë se duhet një kurajo e madhe për të bashkuar punën me familjen”
Këto takime vijnë në kuadër të 100 vjetorit të 8 Marsit dhe me këtë rast Kryeparlamentarja Topalli e quajti këtë javë si “Javën e Gruas”, në mirënjohje të punës së tyre, madje për këtë shkak çdo ditë ajo po zhvillon takime me përfaqësi të grave në karrierë.
a.y/NOA