Shkodër, 5 mars 2011, NOA- Mesnatën e sotme një 46 vjeçar është arrestuar pasi tregtonte cigare kontrabandë.
Në bazë të informacioneve të marra dhe gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin në pronësi të shtetasit Lek Përvataj 46 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula” të qytetit të Shkodrës, pikërisht në oborrin e banesës së tij u gjet një sasi prej 193 paketa cigare, duhan pa pullë fiskale, të cilat ky shtetas po i tregtonte në mënyrë të paligjshme.
Arrestimi i tij u bë në flagrancë ndërsa policia sekuestroi mallin, dhe ndaj të ndaluarit nisën hetimet për veprën e konsumuar.
a.y/NOA