English

Bomba me celularë, zbulohet “laboratori” në Tiranë

Tiranë, 6 mars, NOA – Policia e Tiranës ka bërë të ditur detajet e një operacioni të organizuar dje në Rrugën e Elbasanit, ku u zbuluan në një banesë, armë dhe një sasi e konsiderueshme lënde plasëse.

Sipas policisë në këtë banesë dyshohet se prodhoheshin bomba shpërthimi i të cilave aktivizihet me celular. Të arrestuarit janë Endri Ahmetaj, 35 vjeç Artan Hasani, 32 vjeç. Gjatë kontrollit në banesën e tyre policia sekuestroi; 12 copë kapsolla, 12 copë detonatorë, pajisje për prodhimin e 20 minave, lëndë plasëse për prodhimin e 20 minave, 2 pistoleta kalibri 9 mm, prodhim amerikan 1 maskë si dhe disa numra telefoni dhe materiale të tjera.

Arrestimi i dy personave është bërë nga Drejtoria e Policisë së Tiranës në bashkëpunim me repartin forcat RENEA.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Rrugës së Elbasanit. Policia po heton për përfshirjen e këtij grup në akte e kohëve të fundit që kanë ndodhur, ku u është vënë eksplozivi disa makinave.

Lista e materialeve të sekuestruara

Dy armë zjarri pistoletë tip Berete, të prodhimeve të huaja.

Mbajtëse fishekësh me 14 copë fishekë të calibrit 9 mm.

35 copë fishekë të modeleve të ndryshme

Dy krëhër pistolete, me caliber 9 mm.

Një slincjator që përdoret për armët pistoleta.

20 copë kapsollë elektro-detonatore

3 kg lëndë eksplozive

8 copë bateri 1.5 voltëshe,

22 aparate celular së bashku me karta Sim,

Një sasi parash prej 5000 euro.

Pesë ora dore te llojeve te ndryshme.

Një kompjuteri i markes IBM.

17 disqe CD me pamje filmike të ndryshme

Një paisje e llojit AVI së bashku me një mekanizëm metalikë me lupë,

Pranga hekuri, dhe tabelë ndalim qarkullimi,

22 karta sim të Kompanive telefonike Vodafon, AMC e Igell Mobile.

16 bateri të lidhura me fije teli të kapsollave detonatore.

Pinca, kacavida, dylbi, aparat fotografik etj

Paisje elektronike në formë radio me antenë

Pulte elektronike të komandimit në distancë.

Paisje elektronike për nderprerje valë telefonike,

Si dhe thika metalike

a.k/NOA (vijon...)

KOMENTE