Libi, 6 mars, NOA - Televizioni shtetëror i Libisë ka njoftuar se forcat besnike të liderit libian, Muamer Gadafi, kanë rimarrë kontrollin e dy qyteteve bregdetare, al-Zavijah dhe Misrata.
Raportet po ashtu flasin se trupat qeveritare kanë lëvizur drejt Bengazit, ndonëse nuk ka ndonjë konfirmim të pavarur të informacioneve.
Në një intervistë për mediat franceze, Gadafi ka thënë se Libia do të bëhet katalizator terrorizmi nëse ai përmbyset.
NOA/RFE