English

Hannibal Helmurto- njeriu që hipnotizon njerëzit me anë të veshëve

Gjermani, 6 Mars NOA- Hannibal Helmurto është në gjendje të hipnotizojë njerëzit me anë të veshëve të tij.

39 vjeçari që tani është në një turne me "The Cirkus of Horrors" përdor disqe gjigantë në veshët e tij për të hipnotizuar njerëzit.

Helmurto është bërë një hipnotizues pasi ka lexuar rreth hipnotizimit e konkretisht rreth disa hipnozave që mund ta ndihmonin atë në numrat e tij me shpatë.

"Shumë shpejt zbulova se ishte shumë më e lehtë për të hipnotizuar njerëzit me veshët e mi se sa me sy. Njerëzit fillojnë të shikojnë rrathët koncentrikë që reflektohen te vathët dhe më pas hipnotizohen.

Personat më të lehtë për tu hipnotizuar janë ato më inteligjentët, sepse në përgjithësi ato kanë një aftësi shumë të lartë përqendrimi dhe nuk hutohen duke menduar për diçka tjetër. Një herë kam bërë një grup njerëzish të ecin përreth duke menduar se gjenden në vagonët e një treni, apo i kam bindur se jam një komik japonez, por sa keq që nuk di as një fjalë të kësaj gjuhe, thotë Helmurto. a.e/NOA

KOMENTE