English

Ish-ministri Prifti zyrtarisht nën hetim

Tiranë, 6 mars 2011, NOA- Ish-ministri i Ekonomisë Dritan Prifti tani është zyrtarisht nën hetim.

Ky fakt bëhet i ditur nga burime zyrtare të Prokurorisë të cilat thonë se Priftit i është dorëzuar zyrtarisht njoftimi lidhur me akuzat për korrupsion, pas publikimit të video-përgjimit mes tij dhe kreut të LSI-së Ilir Meta.

Vetëm pak ditë më parë ish-ministrit ju hoq imuniteti nga Parlamenti për tu hapur kështu rrugën e lirë hetimeve.

Ndërkaq edhe kreu i LSI-së e la imunitetin dhe ndaj dy personazheve të politikës shqiptare do të zhvillohen hetime të ndara.

Sipas Prokurorisë Meta dhe Prifti janë të përfshirë në të njëjtën çështje por kanë role të ndryshme.

a.y/NOA

KOMENTE