E diel, 6 mars 2011, NOA- Nëpërmjet një deklarate të lëshuar nga Këshilli Nacional Serb për veriun e Kosovës është kërkuar prania e Rusisë gjatë bisedimeve me Kosovën.
Në të thuhej se, “Presidenti Tadiç dhe Qeveria e Serbisë duhet të këmbëngulin në praninë e tyre me çdo kusht, sepse vetëm pjesëmarrja aktive e OKB-së dhe e Federatës Ruse mund të pengojë planin anti-Serb të Washingtonit, Brukselit dhe Prishtinës.
Sipas tyre Rusia do shërbejë si garante për ruajtjen e pozitave dhe e kushteve të barabarta mes palëve.
a.y/NOA