English

Kriza arabe, cilat janë vendet që përfitojnë nga turizmi

Egjipt, 6 mars, NOA - Bashkëpunëtorët e firmave turistike kryesore të Europës mendojnë se Egjipti dhe Tunizia janë të humbura për sezonin veror të vitit 2011. Shumica e rusëve preferojnë ta kalojnë lejen në Greqi ose Spanjë. Po cilat pika turistike do të kenë flukse turistësh këtë vit? Në Europë filluan sërisht të shiten paketat turistike për pushime në Egjipt.

Humbjet e industrisë turistike egjiptiane iu afruan shumës 1 miliard dollarë. Më parë humbjet ekonomike i llogaritën në Tunizi. Aktualisht qeveria e Ishujve Kanare po mundohet të imagjinojë fitimin e mundur. Në këtë arkipelag, sipas llogaritjeve më modeste, kanë ndërmend të shkojnë rreth 300 mijë pushues, nga ata të cilët patën blerë fillimisht paketa turistike në brigjet e Afrikës Veriore.

Firmat turistike gjermane propozojnë për pushime edhe një ishull tjetër spanjoll - Majorca si dhe Turqinë. Por Spanja, ndryshe nga Egjipti, Tunizia dhe Turqia ku qarkullon dollari, është vend i zonës së euros, gjë kjo që automatikisht rrit koston e pushimeve. Në pranverë, kur në Detin Mesdhe është ende ftohtë, mungesën e Egjiptit do të mund ta kompensojnë pjesërisht Tajlanda e Republika Domenikane si dhe udhëtimet-ekskursione nëpër qytetet e Europës, thotë Drejtoresha ekzekutive e Asociacionit të firmave turistike të Rusisë Maja Llomidze.

“- Alternativat e Egjiptit janë të shumëllojshme. Në periudhën e tanishme kjo është Tajlanda. Preferencë e madhe i jepet nga pushuesit Republikës Domenikane. Drejtimet europiane u bënë gjithashtu njëfarë zëvendësimi i Egjiptit bile pavarësisht nga fakti se atje nuk ka det. Fluksi i turistëve në Çeki për muajin shkurt u rrit deri në 36%. Gjithashtu, po për shkak të situatës në Egjipt, po përfiton aktualisht Turqia. Por bile që tani çmimet në pikat e pushimit të këtij vendi po vijnë duke u rritur në mënyrë të ndjeshme.

Në qoftë se brenda një kohe të afërt Egjipti nuk do të rikthehet në hartën turistike, atëhere çmimet në drejtimet masive të pushimeve për turistët do të rriten deri në 15%. Sipas fjalëve të Maja Llomidze-s, tregu turistik rus e mori veten nga goditja e krizës që në vitin 2010, ndërsa ai europian vetëm tani. Por disa njerëz ndoshta bile dhe do të heqin dorë fare nga pushimet jashtë shtetit, thotë Drejtoresha për shitjen e paketave turistike dhe marketingun e firmës turistike “Megapolis-Tours” Viktoria Kizimova: “- Ata pushues që nuk do të mund të shkojnë dot në Egjipt, ka shumë mundësi të mos fluturojnë më, në përgjithësi, asgjëkund. Meqenëse çmimi në pika të tjera turistike mund të jetë i paarritshëm për ta.

Por më shumë qytetarë rusë, me sa duket nga të gjitha, do të pranojnë Greqia dhe Spanja këtë vit. Vazhdon të gëzojë popullaritet të madh midis turistëve rusë Tajlanda. Ata që jetojnë në pjesën lindore të Rusisë, përtej Uralit, mund ti joshë Kina”, - thotë Viktoria Kizimova.

Në vitin 2009, kur vazhdonte kriza financiare botërore, në Egjipt kanë qenë 12,5 milionë turistë, të cilët lanë në këtë vend mbi 10 miliardë $. Në vitin 2010 për pushime në Detin e Kuq u nisën tashmë 15 milionë veta, 3 milionë prej të cilëve ishin turistë rusë. Kurse pasojat e krizës së tanishme politike nuk janë vlerësuar ende në këtë vend.

NOA

KOMENTE