English

Lesi: Partitë të pozicionohen për regjistrimin

Tiranë, 6 mars, NOA – Kryetari i Lidhjes Demokristiane dhe zëvendësministri i Kulturës, Nikoll Lesi ka kërkuar sot nga klasa politike që të mbajnë qëndrime publike të qarta në lidhje me pozicionimin e tyre për procesin e regjistrimit të popullsisë.

Në një deklaratë për mediat, Lesi ka theksua se “partitë të pozicionohen qartë për çështjen e regjistrimi”, duke nënkuptuar se forcat kryesore nuk kanë mbajtur qëndrime për këtë çështje.

Lesi ka vlerësuar pozitivisht qëndrimin e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, duke shprehur dhe mbështetjen e tij.

Nga ana tjetër, Lesi ka theksuar se dhe forcat kryesore në vend duke të jenë në krah të nënkryetarit të KLD-së.

a.k/NOA

KOMENTE