English

Maqedonia vendi me më pak borxhe

Shkup, 6 mars 2011, NOA- Maqedonia është ndër vendet më me pak borxhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, bëjnë të ditur të dhënat e Ministrisë së Financave dhe institucioneve financiare ndërkombëtare.

Borxhi publik i Maqedonisë arrin 23,5 për qind nga Bruto Prodhimit Vendor (BPV) në vend dhe shumë është më i vogël në krahasim me vendet e tjera të rajonit.

Greqia konsiderohet si një ndër vendet më borxhlie në Ballkan.

Borxhi i Athinës zyrtare arrin në 115 për qind nga BPV në vend. Pas saj, e futur në borxhe është edhe Shqipëria me 60 për qind, dhe pasojnë Turqia me 45,5 për qind, Mali i Zi me 38 për qind, Serbia me 35,6 për qind, Kroacia me 35,4 për qind dhe Bosnjë-Hercegovina me 35, 3 për qind.

Sa i përket Shqipërisë, niveli i borxhit ka shënuar rritje për shkak të borxhit për ndërtimin e autostradës Durrës- Kukës. Ndërkohë, analizat ekonomike bëjnë të ditur se vendi që viteve të fundit ka zvogëluar borxhet është Serbia, ndërsa ajo që po thellohet në borxhe është Greqia.

(INA)/NOA

KOMENTE