English

Pasqyra e shtypit, 6 mars 2011

Tiranë, 6 mars, NOA - Gazetat kanë si argumente kryesor në numrin e sotëm përgatitjet e subjekteve politikë për zgjedhjet lokale dhe përzgjedhjen e kandidaturave. Një vend të rëndësishme zë dhe ngjarja e Gramshit ku humbën jetë tre persona. Një tjetër argument i trajtuar gjerësisht është dhe letra e kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi për diplomatët e akredituar në Tiranë, në lidhje me ndryshimet në rregullore.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor “Personazhi ynë i ri”, i cili flet për djaloshin nga Dukagjini, Lek Plepi.

Vijojnë disa artikuj të tjerë të kësaj gazete” “Zgjedhjet lokale, emrat e kandidatëve për bashki e komuna në qarqet Korçë e Lezhë”, “Një emigrant lushnjar vrasës i kushërirës së deputetes”, “Zbulohet labrator minash celular, pranë ambasadës së SHBA”.

Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor në numrin e sotëm “Topalli, gati ligjin për prishjen e piramidës”, i cili flet për vendimin e deputetëve të PD-së për prishjen e Piramidës dhe ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar.

Vijojnë disa tituj të tjerë të gazetës” “Ushtarakët, Shoqata: Kategoritë që duhet të ribëjnë dokumentacionin për pension”, “Ruçi letër për ambasadorët: Rregullorja e re po asfikson opozitën”, “Kapet bombë me celularë, parandalohet atentati”, “Dy viktima në gurore, punonin për komunën”.

“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor në numri e sotëm “21 janari, sekretet e Kuvendit, PD: PS do të ndryshojë pas presionit të SHBA-ve”, i cili pasqyron procesverbalin e mbledhjes së konferencës së kryetarëve të grupeve parlamentare pas datës 21 janar”.

Vijojnë disa tituj të tjerë të kësaj gazete, “Subashi: ja pse nuk shkojmë në KQZ”, “Kryeplaku i Gramshit: Si i nxorëm nga rrënoja tre grabitësit e hekurit”, “Zhduket vrasësi i kushërirës së deputetes”.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin “Kontrabandë nafte me Libinë”, i cili flet për shitjen e naftës “Vigjin”, e cila sipas artikullit përpunohej në vendet e Arabisë.

Vijonnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete; “Rregjistrimi i popullsisë, në prag beteja parlamentare”, “Ruçi letër diplomatëve për kryeparlamentaren”, “Ramap; LSI merr Lushnjën, Lezhën, Elbasanin dhe disa minibashki në Tiranë”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si titull kryesor “PD: Ina Rama dështimi i 21 janarit për mandatin e dytë”, i cili i u referohet qëndimeve të mbajtura dje nga ana e mazhorancës për punën e prokurorisë.

Vijojnë disa tituj të tjerë të kësaj gazete; “Bashkia ndot edhe lumin e Lanës, çdo ditë 5 mijë raste të reja kanceri”, “Hushi, kandidat i koalicionit, PD-LSI për zgjedhjet e Elbasanit”, “Topalli; mësueset meritojnë rritjen e pagës dhe pensioneve.

KOMENTE