English

Përgjaken shinat, treni shtyp 18- vjeçaren

Tiranë, 6 mars 2011, NOA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në kryeqytet, ku treni i ka marrë jetën një vajze të re.

Aksidenti i cili ka ndodhur pranë ish-kombinatit “Josif Pashko”, ka shënuar si viktimë një 18 vjeçare e cila është shtypur në shinat e trenit në rrethana ende të paqarta.

Menjëherë pas sinjalizimit për rastin, policia ka shkuar në vendngjarje.

Të pyetur nga agjencia e lajmeve NOA burime të policisë konfirmuan se nga dëmtimet e marra është vështirësuar identifikimi i viktimës.

Mësohet gjithashtu se trupi i pajetë i 18-vjeçares është dërguar në morgun e Tiranës ku pritet të vijnë të afërm të viktimës që mund të bëjnë identifikimin e trupit të pajetë.

a.y/NOA

KOMENTE