English

Policia: 18-vjeçarja ecte me kufje në vesh, shtypet aksidentalisht nga treni

Tiranë, 6 mars 2011, NOA- (Update) Një vajzë 18-vjeçare e cila ecte mbi shina ka gjetur vdekjen e përplasur nga treni.

Lidhur me ngjarjen polica ka zbardhur detajet dhe shkaqet që çuan në ngjarjen tragjike.

Uniformat blu, bëjnë me dije se, shkaku i aksidentit ka qenë vetë 18-vjeçarja e cila, duke mbajtur kufje në vesh, nuk ka dëgjuar zhurmën e trenit i cili po afrohej drejt saj.

Ka qenë ky momenti fatal për vajzën e cila nuk ka pasur as mundësinë më të vogël për të evituar përplasjen.

Policia informon se ka bërë ndalimin e drejtuesit të trenit për të zbardhur edhe më shumë detaje mbi aksidentin e rëndë.

Ndërkaq, mësohet se viktima e cila ndodhet në morgun pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ende nuk është identifikuar dhe shkak për këtë mendohet të jenë dëmtimet e marra.

Aksidenti ndodhi rreth 30 minuta më parë pranë ish-kombinatit “Josif Pashko” në kryeqytet.

a.y/NOA

KOMENTE