Libi, 6 mars, NOA - Ministria britanike e Mbrojtjes nuk i ka konfirmuar e as mohuar raportet e mediave se një njësi speciale e forcave të Britanisë është zënë nga rebelët në Libi.
“Sunday Times” tha se tetë ushtarët po shoqëronin diplomatin e ri britanik në zonën e kontrolluar nga protestuesit kur ata u kapën nga forcat kryengritëse.
I njëjti burim tha se ushtarët britanikë po mbahen në bastionin e opozitës në Bengazi, por mbetet e paqartë nëse diplomati ndodhet me ta.
NOA/RFE