English

Sulme të reja në Libi, panik në radhët e qytetarëve

E diel, 6 mars 2011, NOA- Një situatë kaotike po shoqëron Libinë pasi ka një mjegull në informacionin për situatën në vend.

Mësohet se luftimet e ashpra mes kryengritësve dhe trupave të kreut të shtetit Muamar Gadafi po vazhdojnë në mënyrë agresive.

Sipas televizionit pro-qeveritar “Al Libia”, njoftohet se trupat e Gadafit kanë rimarrë nën kontroll portin e naftës Ras Lanuf dhe qytetet Misrata, Savija dhe Tobruk.

Ndërkaq nga ana e kryengritësve mohohet një fakt i tillë.

Qytetarët janë ata që janë të tmerruar pasi i tremben një lufte të mundshme civile e cila sipas gjasave pritet të zgjasë.

a.y/NOA

KOMENTE