English

Ushqimet që na bëjnë imun ndaj sëmundjeve

E diel, 6 mars 2011, NOA- Ndryshimet e papritura të temperaturave dhe pasojat e tyre në shumicën e rasteve shënohen me viroza të ndryshme.

Nga studimet e bëra nga dietologët rezulton se janë disa ushqime dhe bimë ato që e mbajnë larg viruset e gripit dhe sëmundjeve në një gradë lehtësisht të kurueshme.

Janë ushqime të konsumit të përditshëm, por efektet e tyre janë të ndjeshme në organizmin tonë duke na bërë imun ndaj viruseve të ndryshëm. Kërpudhat Kërpudhat, duke filluar nga bishti, e deri te koka, apo edhe pjesa e poshtme me ngjyrë të bardhë e “çadrës”, përmbajnë beta-glukanë, të cilat mund të përforcojnë aftësinë tuaj për të luftuar gripin dhe të ftohurin. Sipas studimeve të bëra ka rezultuar se kërpudhat forcojnë sistemin mbrojtës dhe shkatërrojnë qelizat sëmundje shkaktuese. Sipas dietologut David Grotto, kërpudhat janë vërtet të shijshme nëse gatuhen siç duhen. Ato janë një pjatë e pëlqyer sidomos gjatë periudhave kur jeni të ftohur apo me grip. Ato përdoren si një pjatë e dytë kur skuqen.

Hudhra

Hudhra është shumë e shëndetshme për organizmin tonë pavarësisht erës së saj të fortë. Është e shëndetshme për vetë faktin sepse ajo përmban fitokimikate të cilat i vrasin bakteret, thithin kolesterolin dhe luftojnë kancerin. Këtë kanë treguar edhe përfundimet e studimeve të një shkencëtari David Grotto, nga Chikago, i cili i bazuar në studimet dietologjike ka botuar një libër me 101 ushqime që mund të shpëtojnë jetën tuaj. Në këtë listë bën pjesë edhe hudhra, e cila është e këshillueshme që të hiqet lëvozhga, të pritet në copa të vogla, të shtypet, dhe pastaj të përdoret.

Çaji Çaji është i njohur nga të gjithë, për efektet e tij kundër gripit dhe të ftohurit, ai është i pasur në kalori, nuk është i kushtueshëm dhe përgatitet lehtë. Çaji përmban polifenole, të cilat antioksidantë mbrojtës. Polifenolet janë antibakteriale, antivirale dhe veprojnë si anti-inflamatorë, thotë Ëendi Bazilian, një mjek amerikan. Sipas tij, por edhe eksperiencave jetësore, janë tashmë të ditura efektet pozitive që jep çaji në shëndetin e njeriut. E rëndësishme është të njihet mënyra dhe masa e duhur për përgatitjen e tij, për të marrë rezultatin e dëshiruar.

Elbi Një tjetër burim i fibrave dhe beta-glukozëve, elbi ka treguar që përmirëson imunitetin, aq mirë sa kolesteroli i ulët. Antioksiduesit që janë gjetur tek elbi, gjithashtu, mbrojnë qelizat nga dëmtimi, thotë David Grotto, autori i “101 ushqimeve që mund të shpëtojnë jetën tuaj”. Elbi mund të shtohet lehtësisht tek supërat, mishi i zier, dhe sallatat. Elbi përmban Potasiumin, i cili është i përfshirë në shumë procese jetësore të trupit, duke mbajtur nën kontroll presionin e gjakut, funksionin e zemrës dhe veshkave. Këshillohet përdorimi i 4-5 biskotave me elb çdo ditë. Sidomos nëse doni të luftoni gripin.

Patatja e ëmbël Patatet e ëmbla janë plot me fibra dhe imunizojnë sistemin, rrisin betakarotinën, thotë dietologu, David Grotto. Mund të fusësh të gjithën në furrë sobe, ose thekëse, dhe i pjek ato për një tas të shëndetshëm me patate të skuqura. Shikoni për patate me lëkurë të errët, të cilat përmbajnë një sasi të madhe betakarotine. Patatja është bimë barishtore njëvjeçare, me gjethe me push nga poshtë e me lule të bardha, zhardhokët e saj përmbajnë shumë niseshte e përdoren gjerësisht si ushqim etj. Në mjekësinë popullore patatja përdoret kundër djegieve, plagëve dhe syve të nxirë.

Tërshëra Tërshëra është e pasur në fibra, ajo përmban vitaminat E dhe B, si dhe një numër mineralesh dhe beta-glukanesh, të cilat forcojnë sistemin imunitar të njeriut. Frytet e tërshërës ndryshe nga ato të drithërave të tjera (me përjashtim të misrit) janë relativisht më të pasura në lipide (5%) dhe përmbajnë proteina (rreth 14%) glucide të ndryshme, (rreth 60%); ku kryesori është amidoni (55%). Tërshëra përmban edhe pak aveninë, një substance fuqizuese të sistemit imunitar, me strukturë ende të panjohur dhe një substance estrogjene. Tërshëra përdoret kryesisht në përbërjen e ushqimeve të fëmijëve.

Manaferra Është një frut i ëmbël në shije, shpesh mund të ngatërrohet edhe me qershinë. Por për ekspertët e Mjekisë Popullore ky frut është super i pasur me vitamina dhe mineralet bazë për organizmin e njeriut. Pikërisht për këtë arsye rekomandohet që ky frut të konsumohet nga të gjitha grupmoshat, veçanërisht fëmijët dhe të moshuarit. Duket e pabesueshme por është e vërtet. Manaferrat bëjnë të mundur uljen e kolesterolit në trup. Njeriu mund të hajë sasi të mëdha manaferrash dhe të mos shëndoshet, përkundrazi ky fryt bën të mundur rënien nga pesha si dhe kontrollon nivelin e yndyrnave në gjak. Ky fryt lufton gripin dhe të ftohurit.

Lakra Jo pak por 22 kalori mund të përftojë gjithsecili nga ne nëse konsumon qoftë edhe 30 gramë lakër të gatuar. Mjekësia Popullore ne Evropë, Azi, kohët e fundit edhe në Amerikë, tregon se ky është një nga bimët më çudibërëse dhe më të domosdoshme, kjo edhe për numrin e kalorive që përmban. Lakra përmban përbërës të cilët stimulojnë prodhimin e enzimave në organizëm, të cilat realizojnë prodhimin e radikaleve të lira dhe reduktojnë simptomat gripale. Lakra mund të hahet ashtu siç është e freskët, mund të gatuhet duke u zierë me kujdes. Nuk është i këshillueshëm përdorimi i tepërt i lakrës turshi.

Mjalti Mjalti ka aftësi kuruese për vetë vitaminën B që përmban. Mjalti përmban veti dizinfektuese për plagë dhe gërvishtje të lëkurës. Sipas studimit të Dr. Molan mjalti triumfon mbi 7 lloje të ndryshme bakteresh. Kështu që janë identifikuar edhe aftësitë e tij kundër gripit. Përveç shërimit të jashtëm mjalti ka dhe veti kuruese të brendshme, si në qetësimin e stomakut. Kështu do ishte e rekomandueshme 2 lugë çaji mjaltë në ditë. Një rol të rëndësishëm mjalti luan kundër diarresë, sidomos për fëmijët e vegjël, pasi është një metode, mjaft e mirë kuruese brenda një ushqimi. Mjalti në këtë rast, lufton bakteret dyfish më shpejt, se sa një tretje sheqeri.

Proteina e hirrës Ajo nuk është vetëm për trupin. Proteina e hirrës është një zinxhir aminoacidesh, e cila ndihmon në përtëritjen e muskujve dhe zhvillimin, që quhet themelimi i Çikagos, bazuar në dietologun David Grotto. Studimet kanë treguar gjithashtu, që ato mund të risin sistemin imunitar, neutralizojnë efektet rrënjësore. Grotto rekomandon shtimin e proteinës së hirrës tek frutat. Është e rekomandueshme që të konsumohet gjatë periudhave gripale, sepse fuqizon sistemin imunitar dhe ndihmon që të largohet gjendja gripale apo gjendjet e të ftohurit.

a.y/NOA

KOMENTE