English

Vret veten duke u helmuar 56-vjeçari

Elbasan, 6 mars, NOA – Një person i ka dhënë fund jetës duke përdorur fostoksinë. Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Shelcan të Elbasanit. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se personi që ka vrarë vetën është Jusuf Bërdufi, 56 vjeç.

Bërdufi ka konsumuar në dhomën e tij një sasi të konsiderueshme helmi, i cili ka dhënë pasojat në mënyrë të menjëhershme. Ai është gjetur në gjendje të rëndë nga familjarët në dhomën e tij.

Të afërmit janë mundur t’i japin ndihmën e parë dhe e kanë duruar menjëherë në spitalin më të afërt.

Por sasi e helmit të pirë dhe rrezikshmëria e fostoksinës, kanë bërë që të ndërhyrja e mjekëve të mos jepte rezultat.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë sjellë marrjen e vendimit ekstrem nga ana e 56-vjeçarit nga fshati Shelcan.

Policia ka shkuar në familjen e viktimës dhe po heton në lidhje me ngjarjen.

a.k/NOA

KOMENTE