English

Zbulohet identiteti i viktimës së përplasur nga treni

Tiranë, 6 mars 2011, NOA- (Update) Ngjarja e ndodhur pasditen e sotme pranë ish-kombinatit “Josif Pashko”, ku treni shtypi një vajzë të re po zbardhet hap pas hapi.

Burime zyrtare të policisë konfirmojnë për agjencinë e lajmeve NOA se, viktima e cila është 16 vjeç është identifikuar nën emrin Klodjana Progni.

Vajza e cila ecte mbi shina ka gjetur vdekjen e përplasur nga treni, pasi në momentin tragjik, viktima ishte duke mbajtur kufje në vesh dhe nuk ka dëgjuar zhurmën e trenit i cili po afrohej drejt saj.

Policia informon gjithashtu se drejtuesi i trenit të linjës Tiranë-Durrës, Tahir Ademi, është ndaluar për të zbardhur edhe më shumë detaje mbi aksidentin e rëndë.

Viktima ndodhet ende në morgun pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

a.y/NOA

KOMENTE