English

Arrestohet tregtari, shiste mjaltë me etiketa e datë skadence falso

Tiranë, 7 mars, NOA – Një person është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi shiste artikuj ushqimore me etiketa të falsifikuara. Personi i arrestuar është Alban Haxhi Leçini, 39 vjeç, lindur në Kavajë e banues në Tiranë.

Leçini shist mjaltë duke e servirur atë si të markës “Çajupi”. Pas kontrollit në banesën e tij, policia i sekuestroi rreth 1550 kg mjaltë, 130 kavanoza të mbushur me mbishkrimin “Mjalt Çajupi”, 6000 etiketa të ndryshme, si dhe etiketa të tjera të falsifikuara. Por Leçini kishte arritur të siguronte dhe vula që përcaktonin dhe datën e skadencës së produktit që ai hidhet në treg.

Arrestimi i tij është bërë gjatë datës 5 mars, pas informacioneve se bë banesën e tij kishte materiale ushqimore që tregtoheshin në mënyrë të paligjshme dhe mund të ishin të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve.

Ndaj tij prokuroria ka nisur një hetim penal për “Prodhimi dhe shitje të ushqimeve e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin”, dhe “Falsifikimi i vulave dhe i stampave”, parashikuar nga neni 288/a dhe 190 të Kodit Penal.

a.k/NOA

KOMENTE