English

Berisha: Tender për rrugën Lushnjë-Berat e bajpasin e Shkodrës

Tiranë, 7 mars, NOA – Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, se shumë shpejt do të hapet tenderi për rrugën Lushnjë-Berat dhe baypasin e Shkodrës.

Ai u shpreh se rruga e Beratit kalon në një zonë mjaft të banuar dhe është e rëndësishme sepse përbën një dalje drejt detit për të gjithë zonën e Beratit.

“Sot kam kënaqësinë të informojë qytetarët se Ministria e Punëve Publike ka marrë porosi për hapjen e tenderit për rrugën Lushnjë Berat dhe të baypasin e Shkodrës”, tha Berisha.

Ai u shpreh se Ministria ka marrë porosi që kjo vepër të përfundojë në kohën më të shkurtër të mundëshme dhe se për ndërtimin e saj do të operohet në lote. Berisha foli dhe për ndërtimin e Tunelit të Elbasanit.

“Në datën 3, siç jemi informuar, u shpall fituese kompania që do të ndërtojë Tunelin e Krrabës, në 18 muaj. Ndërkohë këtë javë qeveria miraton dhe sjell në Kuvend marrëveshjen me Bankën Islamike, e cila në një akt të paprecedentë dha një kredi 200 milionë dollarë. Por shkak kryesor ka qenë suksesi i projekteve të kësaj banke në Shqipëri”, tha Berisha.

Ndërkohë që për baypasin e Shkodrës Berisha u shpreh se është i domosdoshëm, pasi shërben si një digë për përmbytjet.

a.k./NOA

KOMENTE