Prizren, 7 mars, NOA - Festivali i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, “DokuFest” në Prizren, i cili do të mbahet më 23-31 korrik, shënon përvjetorin e dhjetë të tij.
Përveçse ka shtuar edhe një ditë të festivalit, “DokuFest” sivjet ka shtuar edhe një program special filmik.
Është fjala për programin e titulluar Top 10 e cila në mënyrë të veçantë do të shënojë jubileun e pare të festivalit.
Në prill përfundon afati për aplikimin e filmave për edicionin e radhës.
Vlen të theksohet se sivjet është vërejtur një rritje e dukshme e numrit të aplikimeve nga e gjithë bota, dhe deri tani janë rreth 1200 filma që arritën në adresën e “Dokufest”.
Ndërkaq, pritet që sivjet “Dokufest” të ketë një shifër rekord të aplikimit të filmave në festivalet e Ballkanit.
n.e/NOA