English

E shoqja lind fëmijën me ngjyrë, kërkon divorcin dhe dëmshpërblim

Romë– Një bashkëshort italian ka kërkuar divorcin dhe njëkohësisht një kompensim prej 100 mijë euro, për shkak se gruaja e tij, ruse, ka lindur një fëmijë me ngjyrë, që nuk është i tij. Ngjarja ka ndodhur në Romë dhe protagonist është një oficer 43 vjeç dhe një funksionar i forcave shumëkombëshe. Në vitin 2005 ai u martua me një ruse, përkthyese e gjuhës ruse, frënge dhe angleze, me origjinë nga Shën Peterburgu. Për shkak të angazhimeve të tyre të punës, thuhet nga gjykata çifti ka jetuar shumë pak kohë së bashku. Në shkurt 2010, gruaja mbeti shtatzënë dhe vendosi, në marrëveshje me burrin e saj, ta ndjekë shtatzëninë në Shën Petersburg duke llogaritur dhe ndihmën nga prindërit e saj.

Më 24 nëntor, 2010 ajo lindi djalin Yuri, në mungesë të bashkëshortit të saj. Kur ai më në fund u takua me gruan e tij zbuloi se foshnja kishte ngjyrë të errët të lëkurës dhe tipare të fytyrës absolutisht të papajtueshme me ato të çiftit të martuar.

Burri u kthye menjëherë në Itali pa marrë parasysh as më të voglin "justifikim" të gruas dhe vetëm në janarin të këtij viti ka mësuar se fëmija është fryt i marrëdhënies së gruas së tij me një koleg nga Bregu i Fildishtë. Pas kërkesës për ndarje, me ndihmën e avokatëve, Anna Orecchioni e Giacinto Canzonaai ka kërkuar dhe një dëmshpërblim prej 100 mijë eurosh për dëmin e shkaktuar.

a.e/NOA

KOMENTE