Fushë-Krujë, 7 mars 2011, NOA- Dy persona të një familje kanë ngelur të plagosur pak më parë në rrethana misterioze.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Fushë-Krujë dhe dy të plagosurit me armë zjarri janë babë e bir.
Sipas të dhënave paraprake nuk bëhen ende të dituar identitetet e të plagosurve të cilët janë nisur menjëherë në spitalin Ushtarak në Tiranë për të marrë një ndihmë mjekësore më të specializuar.
Nga ana e uniformave blu ka nisur menjëherë puna për të zbardhur ngjarjen dhe rrethanat që sollën këto plagosje.
a.y/NOA