Rumani, 7 Mars NOA- Një grua rumune tani 25 vjeçe, me origjinë cigane është konsideruar si gjyshja më e re në botë. Para 2 vjetësh kur ishte vetëm 23 vjeçe, vajza e saj ka lindur fëmijën e parë. Nënë e dy fëmijëve, Rifco Stanesku ishte 12 vjeçe kur solli në jetë vajzën e saj të parë Maria. Me gjithë rekomandimet e nënës për të mos ndjekur shembullin e saj, Maria ngeli shtatzënë dhe në moshën 11 vjeçe lindi djalin e saj Ion.
Lindur më 1985 Rifco kundër dëshirës së prindërve të saj në moshën 11 vjeçare është arratisur me argjendarin Ionel Stanesku, atëherë 13 vjeç, pasi i ati donte ta martonte me një djalë nga një fshat tjetër. Një vit më vonë ajo ka lindur Marian.
Sot, dy vjet pas lindjes së nipit, Rifco pranon se përkundër të qenit e lumtur që është bërë gjyshe, do të kishte preferuar një të ardhme të ndryshme për vajzën e saj. Përpara Rifco rekordi për gjyshen më të re në botë i përkiste një gruaje të paidentifikuar 26 vjeçe nga Rotherham pranë Yorks, në Mbretërinë e Bashkuar.
a.e./NOA