Korçë, 7 mars, NOA – Një grua 39-vjeçare është arrestuar nga policia e Korçës pasi ka grabitur shumën prej 1 mijë eurosh në banesën e komshisë së saj.
Ngjarja ka ndodhur në datën 3 mars, kur qytetarja me inicialet V.L, banuese në lagjen Nr, 4 në Korçë, dyshohet se ka hyrë në banesën e personit me inicialet V.M 50 vjeçe, banuese në të njëjtën lagje dhe ka marrë shumën prej 1 mijë eurosh.
Pas denoncimit të V.M policia ka arrestuar 39-vjeçaren. Ndërkohë që pas marrjes në pyetje ndaj saj ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.
a.k/NOA