Korçë, 7 mars, NOA – Një 16-vjeçar është ndaluar nga policia e Korçës pasi akuzohet për të veprën penale të vjedhjes. Adoleshenti me inicialet J.L është shoqëruar në polici pasi ka vjedhur në muajin shkurt banesën e qytetarit N. P nga Korça.
Ndaj 16 vjeçarit, i cili nuk ka pasur më parë precedent penal, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë, me urdhër të datës 2 mars ka kërkuar ndalimin e tij si autor i vjedhjes shtëpisë.
Mësohet se adoleshenti ka marrë një sasi sendesh me vlerë nga banesa e qytetari N.P.
a.k/NOA