English

Hakerat sulmojnë kompjuterët e qeverisë franceze

Paris, 7 mars, NOA – Sajtet e Ministrisë Franceze dhe materialet e saj on-line janë sulmuar gjatë ditëve të fundit nga hakera. “Në kompjuterët e qeverisë franceze kanë hyrë hakerë, të cilët kërkojnë informacione lidhur me kryesimin e Francës me grupin e 20 vendeve më të zhvilluara, G 20, tha ministri i Financave, Fransoa Baroa.

Këtë vit Franca ka kryesinë e radhës së G 20-ës, dhe është organizatore e një varg mbledhjesh, që synojnë përparimin e marrëdhënieve ndërmjet ekonomive më të zhvilluara botërore, përfshirë SHBA-ve dhe Kinës.

Zyrtarët e ministrisë së financave nuk e kanë komentuar deklaratën e shefit të tyre.

NOA/RFE

KOMENTE